Programet
Çdo rrugëtim ka një plan. Ky është i yti.
Në Virtus, çdo program është një fazë drejt ekselencës, nga bazat e para në matematikë e shkencë, te përgatitja për testet dhe universitetet ndërkombëtare.
Programet
Programet tona mbulojnë çdo fazë të zhvillimit akademik.
Virtus ndjek filozofinë e vazhdimësisë: çdo nivel përgatit terrenin për tjetrin. Nëse je në klasën e 6-të apo po përgatitesh për SAT ose çfarëdo sfide tjetër, çdo student ka një rrugë të personalizuar drejt qëllimit.

Pre-GCSE (Klasat 6–8)
Ndërto bazën që të çon më lart.
Programet Pre-GCSE janë për nxënës që duan të zhvillojnë logjikën, aftësitë bazë matematikore dhe mendimin analitik.
Përfshin: Matematikë, Biologji, Fizikë, Kimi, Informatikë.
Fokus: bazat e forta dhe përgatitja për GCSE

GCSE & IGCSE (Klasat 9–10)
Dy vite që hapin dyert e ekselencës.
Programi i njohur ndërkombëtarisht që përgatit nxënësit për kualifikimet e Cambridge dhe Edexcel.
Fokus në ushtrime të strukturuara, analiza dhe simulime të provimeve reale.
Rezultat: siguri në provime dhe bazë për A-Level ose IB.

AS & A2 Level (Klasat 11–12)
Ku mendimi analitik bëhet instinkt.
Programi për studentët që synojnë universitetet më të mira në Evropë dhe më gjerë.
Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi, Ekonomi, Informatikë – të gjitha me thellim akademik dhe fokus praktik.
Rezultat: përgatitje solide për studime universitare.

A-Level Foundation (Klasat 11–12)
Fillimi i zgjuar për studentët që kalojnë nga sistemi shqiptar në atë ndërkombëtar. Ndihmon në përshtatjen me formatin A-Level dhe zhvillon aftësitë bazë akademike për tranzicion të qetë drejt universiteteve jashtë vendit.

IB Programmes (AA & AI, HL & SL)
International Baccalaureate, sipas profilit tënd. Zgjedhja mes Analysis & Approaches (për mendim abstrakt) dhe Applications & Interpretation (për aplikime reale). Të dy variantet ofrohen në Higher Level (HL) dhe Standard Level (SL). Fokus: kuptim konceptual, analiza e të dhënave, studim ndërdisiplinor.

Test Preparation (SAT, IELTS, TOEFL, IMAT, GRE, GMAT)
Përgatitu si profesionist. Njëherë, mirë. Kurse intensive që kombinojnë strategjitë e testit me praktika reale. Fokusi: menaxhim kohe, strategji provimi dhe testime simuluese. Rezultat: pikë që hapin dyert e universiteteve elitare.

Genius Bootcamps & Olimpiadat
Për mendje që nuk mjaftohen me mesataren. Trajnime për Olimpiadat e Matematikës, Fizikës, Informatikës dhe Ekonomisë. Nxënësit përfshihen në detyra kërkimore dhe gara logjike. Rezultat: medalje, vetëbesim, dhe mendim shkencor i avancuar.

Support Courses Universitare
Kur duhet përforcim, jo përsëritje. Kurset mbështetëse për studentë universitarë që kërkojnë të forcojnë konceptet bazë ose të avancuara në Matematikë, Fizikë, Kimi, Informatikë dhe Business. Qasje individuale, mentorim 1:1, dhe fokus në aplikim real.

Short Courses
Një aftësi e re, një derë e re. Kurset e gjuhëve të huaja (Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Frëngjisht, Shqip), Art & Design dhe Summer Academy. Fokus: komunikim, kulturë, kreativitet dhe vetëbesim në përdorim praktik.
Metodologjia
Metoda Virtus: më pak memorizim, më shumë kuptim
Çdo program ndërtohet mbi tri parime:
- Personalizim: çdo student ka rrugën e vet
- Zbatim praktik: çdo teori lidhet me një situatë reale
- Mendim kritik: nxënësit mësojnë të analizojnë, jo të përsërisin
Rezultate reale
Nga Virtus në universitetet më të mira.
Nxënësit tanë janë pranuar në: Oxford, UCL, Bocconi, Sapienza, ETH Zurich, Politecnico di Milano, Tilburg, Heidelberg, TUM dhe shumë të tjera. Rezultatet nuk janë rastësi — janë produkt i përkushtimit dhe metodës Virtus.